-Më shumë se 5000 njërëz kanë humbur jetën dhë 10 000 të tjerë raportohen të zhdukur pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan shembjen e dy digave, duke shtuar më shumë ujë në zonat tashmë të përmbytura.
“Të paktën 5,300 njerëz mendohen të vdekur”, është shprehur të martën ministria e brendshme e qeverisë lindore të Libisë. “Në qytetin lindor të Dernas, i cili ka përjetuar edhe humbjet më të mëdha janë raportuar të zhdukur rreth 6,000 njerëz”, tha Othman Abduljalil, ministër i shëndetësisë në administratën lindore të Libisë. Ai e quajti situatën “katastrofike”, kur vizitoi qytetin të hënën. Sipas autoriteteve vendase lagje të tëra në qytet janë ende në pushtetin e ujit.
Spitalet në Derna nuk janë më të operueshme dhe morgjet janë të mbushura, ka treguar Osama Aly, një zëdhënës i shërbimit të urgjencës dhe ambulancës. Trupat e pajetë janë lënë jashtë morgjeve në trotuare, tha ai për CNN.
“Nuk ka shërbime urgjence të dorës së parë. Njerëzit po punojnë për momentin për të mbledhur trupat e kalbur,” tha Anas Barghathy, një mjek që aktualisht është vullnetar në Derna.
Libia u godit nga stuhia mesdhetare Daniel këtë fundjavë, duke përmbytyr mijëra shtëpi dhe shkaktuar mijëra viktima. Një javë më parë nga e njëjta stuhi u godit edhe Greqia e cila akoma po vuan pasojat e përmbytjes.