Videoja me luanin bëri xhiron e rrjetit, nën hetim pronari në Fier: Më ngordhi para një muaji

Policia e Fierit ka proceduar në gjendje të lirë Altin Ajdinin nga Zharrëzi i Fierit. Bëhet fjalë për rastin që para disa ditësh bëri xhiron në rrjetet sociale ku shfaqej një luan që kafshonte një qytetar në Shqipëri. Ky i fundit donte të pozonte me të.

Policia thotë se nisi menjëherë hetimet dhe identifikoi 52-vjeçarin nga Zharrëzi si pronar të kafshës së egër. Hetimi në gjendje të lirë për të nisi pasi 52-vjeçari dyshohet të ketë shkelur ligjin për karantinën e bimëve dhe kafshëve.

“Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua shtetasi që kishte në pronësi kafshën, A. H., 52 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, për të cilin, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”, pasi dyshohet se e ka mbajtur kafshën, në banesë, në kundërshtim me rregullat”, njoftoi policia.

52-vjeçari ka deklaruar se kafshën e ka gjetur në Lushnje në rrugë 6 muaj më parë kur ishte e vogël. Ai ka treguar se e ka mbajtur në banesën e tij për disa kohë derisa para 1 muaji e gjysmë kafsha ka ngordhur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *