Dy vila janë grabitur në fshatrat e Lezhës. Vilat trekatëshe, të cilat ishin të mbyllura pasi familjarët ndodhen në emigrancion, kanë rënë pre e ‘maskave’. Dy vilat u grabitën brenda një nate. Hajdutet thyen dyer e dritare dhe morën çfarë gjetën brenda shtëpive.
“Veç po i hapim derën, dhe do i themi ‘mos na mbysni ne, merrni çfarë ka dhe shkoni”, tha një e moshuar.
Raste të tilla po ndodhin shpesh gjatë muajve të fundit në Lezhë. Hajdutet po pikasin shtëpitë në të cilat nuk jetojnë njerëz, ku në fshatra janë të shumta për shkak të largimit masiv jashtë vendit. Ata të mbeturit shprehen të shqetësuar për situatën duke theksuar se ka shtuar frikën dhe pasigurinë në shtëpitë e tyre.
“Institucionet duhet të lëvizin më shumë nëpër fshatra, të ketë kontrolle, edhe natën me grupe të gatshme”, shtoi një banor.