Vitet e punës në kooperativa, aplikimet nisin në pranverë dhe bëhen vetëm online

Zyrtarisht ka hyrë në fuqi ligji për njohjen automatike të viteve të punës në ish ndërmarrjet shtetërore, për efekt pensioni.

Por, çfarë duhet të bëjnë të interesuarit për të përfituar?

“Çdo individ do të aplikojë për pension njësoj si deri më tani. Procedura bëhet on line. Në dosjen bashkangjitur ai do të dorëzojë dhe një deklaratë ku deklaron më mënyrë vullnetare se ka punuar në ish kooperative apo ndërmarjet bujqësore, por nuk ka dokumenta për këtë.  Këtë deklarim do të duhet ta shoqërojnë me një certifikatë banimi, të viteve që ka punuar në fshat apo në qytet, atu ku ka qenë i punësuar”, shpjegoi Fatiela Mehmeti, drejtore e përfitimeve në ISSH.

Aplikimet pritet të bëhen efektive gjatë pranverës, pasi parashikohet edhe miratimi i një vendimi, i cili detajon llojet e aktivitetit si dhe krijimin e tyre. Por, kush nuk përfiton nga ky ligj?

“Nuk përfitojnë të gjithë ata që e kanë një pension sot, edhe nëse u kanë munguar vitet e punës pasi i kanë njohur ato në rrugë administrative apo në gjykatë. Për këto raste procesi quhet i ezauruar”, shtoi Mehmeti.

Ndërkohë që edhe ata individë që janë në proces ankimimi administrativ apo gjyqësorë kanë të drejtë të shmangin këto procedura pasi janë objekt përfitimi të ligjit. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *