Nëna e fëmijës 3-vjeçar, të deklaruar të humbur në Durrës, dha një prononcim për mediat duke akuzuar vjehrrin e saj dhe gjyshin e fëmijës se ka gisht në humbjen e fëmijës, pasi nuk pranon t’ia japë.
“U bënë 4 ditë, ma kanë marrë që të shtunën në mëngjes edhe nuk ma kanë sjellë. Bashkëshorti ka 1 vit e dy muaj që ka vdekur, edhe ato duan të marrin çunin, spranonin, thonë që të rrijnë me ne. Vjehrri dhe vjehrra ua kam lënë. Disa orë, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 3 pasdite. E kam marrë në mëngjes dhe nuk ma kanë sjellë. Pastaj kur shkova në orën 3 i marr në telefon, ku jeni pse nuk keni ardhu, thonë nuk ta sjellim më.
Shkova direkt tek policia, shkova fillimisht tek shtëpia e tij, nuk ishte dhe shkova më pas denoncova. E kanë marrë në telefon dhe u bënte presion nuk e sjell, vetëm kur të ma japin mua çunin. Kërkonte kushte, që ta marri ai që të mos dali jashtë shtetit. Ai nuk tregon se ku është, thotë se nuk e di, gënjen. Unë jam nga Dibra, ata janë nga Kukësi, duan ta mbajnë ato. Dua çunin tim. U bënë 4 ditë që nuk është këtu. Marrëdhënia me vjehrrin me vjehrrën nuk ka qenë mirë, që kur ka vdekur burri. Kam ikur te shtëpia e babit. Në Kënetë në Durrës“, ka dëshmuar mamaja e 3-vjeçarit.
Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar gjyshi i djalit, 58-vjeçari Rexhep Gjuni, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshortja e tij, gjyshja e të miturit.