Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Zvicër, ku ka humbur jetën një 30-vjeçar nga Kosova.
Bëhet me dije se jetën e ka humbur Jetmir Morina. I riu kishte parë një aksident që kishte ndodhur ne autostradën A1 pranë Winterthur dhe pa hezituar vrapoi të ndihmonte.
30-vjeçari nuk e dinte se vullneti i mirë i tij për të ndihmuar, do të përfundonte në fatalitet për të.
30 vjeçari, me profesion stomatolog, ka zbritur për të ndihmuar pasagjerët dhe shoferin, por pa arritur në vendin e ngjarjes është përplasur për vdekje nga një makinë, që e ka lënë të vdekur në vend.