Pak ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeç në Prishtinë, vëllai i saj, Leoard Ademaj ka folur për News 24 dhe ka rrëfyer gjithçka në lidhje me ngjarjen e rëndë, si dhe kur nisëm dyshimet e para te Naimi Murseli, bashkëshorti i motrës së tij, që porositi vrasjen.Ai u shpreh se ditën pas vrasjes ai e kishte takuar Naimin së bashku me dy të afërmit e tij, aty ku edhe bashkëshorti i Liridonës kishte nisur të jepte disa deklarata kontradiktore.
Më tej zbuloi se kur të gjithë ishin nisur drejt morgut për të parë trupin e Liridonës, Naimi kishte refuzuar duke thënë se nuk mund ta shihte të shoqen e pajetë.
Pjesë nga intervista:
Si e mësuat se Liridona vdiq?
Vëllai: Isha në punë, më telefonoi gruaja rreth darkës dhe më tha se Liridona ishte vrarë pas një konfrontimi me hajdutët. Kur e pashë m’u duk e vërtetë në bazë të lajmeve. Erdha në shtëpi dhe u mundova të afroj prindërit dhe i kam dërguar në spital për t’u bër qetësues.
Pasi u dhashë qetësues u nisëm për në Prishtinë. Shkuam në QKUK dhe na thanë që Liridona nuk ishte aty. Shkuam në Dragodan në stacionin policor, aty ishte edhe burri i Liridonës, Naimi duke dhënë deklaratë bashkë me fëmijët.
Njëherë folëm me fëmijët, folëm me ta dhe i pyeta. Ata thanë që e harruan mamin dhe kishin ikur pasi dikush u kërkoi paratë. Kur i pyesja se si ikën nuk më kthenin përgjigje. Atë natë biseda me Naimin ishte shumë e shkurtër. Ai më tha që dolën grabitësit dhe kërkuan para.
Por tha se arriti që t’i thoshte fëmijëve suedisht të ikin dhe u hapi dyert fëmijëve dhe iku me ta. Kur ktheu kokën pas nuk ishte Liridona. Pas 4-5 metrave kishte dëgjuar një krismë. Desha të siguroj fëmijët dhe më pas të kthehem te gruaja më tha. Më pas erdhi policia dhe e njoftuan në stacion që ajo kishte ndërruar jetë.
A kishit dyshime te Naimi?
Vëllai: Nuk na shkonte mendja aspak, nuk kishim dyshime. Mendonim vetëm se si i ndodhi Liridonës. Atë natë nuk kishim dyshime. Dyshimet nisën të nesërmen. Ishte ora rreth 11 të nesërmen dhe prisnim të na thërriste. Djali i xhaxhait më tha se duhet të takonim Naimin, e telefononim dhe nuk i bënte telefoni. Ishte gjithë kohën me një shofer personal dhe ai më tha se ishin në një hotel.
Shkuam atje për ta takuar në Prishtinë. Hymë në dhomë, ishte atje duke qëndruar. Pas pak çastesh i erdhi edhe mëngjesi në dhomë, ne ishim pa gjumë pa ushqim prej natës së kaluar. Ne nuk ishim as në gjendje të afronim dorën për të ngrënë.
Djali i xhaxhait nisi ta pyesë. Përgjigjet e tij ishin habitëse, nuk dinte çfarë thoshte. Binte në kontradiktë me fjalët e veta. Aty lindën dyshime, por sërish nuk e mendoja. Ai thoshte që ishte në telefon dhe pastaj nuk e ka parë hajdutin, e ka parë Liridona. Ai po i jepte makinës, ndërsa djali i xhaxhait i tha po si po i jepje makinës kur ishe në telefon. Aty i tha se jo kështu po ashtu.
E pyetëm pse nuk e hapte telefonin dhe tha se e kishin vjedhur. Ne i thamë se dikush po e mbyll telefonatën. Pra nuk ishte i fikur. E thirrëm policinë dhe i thamë që numri i Naimit po punonte. Unë e pyeta, Liridona ku është dhe tha që Liridona sot mund të bëhej gati dhe nuk lejohej ta shikonim. Naimi erdhi me ne në morg dhe unë hyra i pari. Kur shohim më pas Naimi nuk ishte. Jo po nuk mundem ta shoh thoshte, po bënte disa mimika.
Të nesërmen erdhi 2 orë para ceremonisë mortore. Natën që ishim në Prishtinë erdhëm në shtëpi. Naimi tha se duhet të merrte fëmijët dhe erdhi këtu e ndejti 1 orë. Tha që në orën 8, ditën e varrimit e kishte kërkuar policia për të pyetur fëmijët. Kaloi ora 12 dhe Naimi nuk erdhi. E thirra në telefon dhe i thashë pse nuk erdhe.
Mbeta me fëmijët tha. Kështu erdhi Naimi rreth orës 12. I ka ngushëlluar familjarët tanë shumë pak, disa aspak. Pas asaj nga ora 2 morëm motrën dhe ikëm për në varreza.
Sipas Leonard Ademajt, edhe pse ende nuk e kanë të sigurtë, dyshimet kryesore qëndrojnë tek sigurimi i majmë financiar që kishte Liridona në Suedi, aty ku edhe jetonte prej shumë vitesh me familjen.
Ai po ashtu ka rrëfyer, se vrasës i Liridonës dhe personi që e ka ndihmuar vrasësin, nuk janë persona të panjohur për familjen e tij, madje Kushtrim Kokalla, pjesëtari i FSK-së, sipas tyij ka ngrënë bukë dhe ka qëndruar në banesën e familjes Ademaj.
Pjesë nga intervista:
Leonard Ademaj: Pasi mbërritëm në shtëpinë tonë këtu, babai tha se nuk duhet të shkojmë atje. Babai tha se nëse Naimi do ishte burrë do e kishte mbrojtur Liridonën. Pas pak minutash doli në lajme se Naim Murseli ishte arrestuar.
Kishin 13 vjet martesë. Në Suedi Liridona ka kryer një shkollë, më pas ka punuar me të moshuarit deri sa hapën biznesin e tyre të pastrimit. Liridona ka qenë shumë e lumtur, nuk ka pasur diçka në këto vite martesë. Nuk kemi dijeni që ka pasur një proces divorci mes tyre, nuk është e vërtetë.
Cili mendoni se ka qenë motivi i Naimit për këtë akt të rëndë?
Leonard Ademaj: Tani mund të kemi shumë mendime se përse e ka bërë atë akt Naimi. Mendimet tona janë se Naimi që kur është kthyer ka pasur shpenzime dhe motra jonë kishte një siguracion të madh në Suedi dhe mos ndoshta ai ka menduar ta vriste dhe të merrte një shumë të konsiderueshme të parave. Mendojmë se ai ka qenë qëllimi kryesor dhe pse mund të ketë pasur qëllime të tjera.
A i njihni vrasësit e Liridonës?
Leonard Ademaj: Vrasësin e njohim pak, nuk kemi pasur biseda me të, ndërsa personin bashkëpunëtor e njohim personalisht. Ka qenë tek ne disa herë, ka ngrënë bukë në shtëpinë tonë dhe ka fjetur në shtëpinë tonë. E njohim shumë mirë.
Ku ndodhen fëmijët e Liridonës në këto momente?
Leonard Ademaj:Fëmijët e Liridonës janë në shtëpinë e gjyshërve të tyre, prindërve të Naimit. Atje po kujdesen për ta.