“Më ofenduan”, ky ka qenë justifikimi i autorit të krimit të rëndë, të ndodhur pasditen e djehsme në Laknas të Kamzës, ku një person vdiq dhen jë u plagos.
Para policisë, 70-vjeçari Maliq Marku është shprehur i penduar për vrasjen, ndërsa ka thënë se “gjithçka ka ndodhur shumë shpejt”.
“Shkova që të sqarohesha, por Shefqet Hasa dhe Besnik Keqa më ofenduan”, ka deklaruar i moshuari.
70-jeçari Maliq Marku me origjinë nga Dibra mësohet se ka qëlluar me armë mbi 55-vjeçarin Shefqet Hasa, duke e lënë të vdekur në vend. I pranishëm në vendin e ngjarjes ka qenë edhe shtetasi Besim Keça, i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe është nisur menjëherë në drejtim të Spitalit të Traumës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe brenda banesës së tij është gjetur duke i pritur autori i krimit, Maliq Marku. Ai i ka thënë policisë se i vrau për punë kanali, por pa dhënë shpjegime të mëtejshme, ndërkohë që vetë shefi i komisariatit të Kamzës, pranoi në një dalje për mediat se Marku ishte në shtëpi në momentin kur shkoi policia aty.
Ai është vënë në pranga dhe iu ka sekuestruar arma e krimit, të cilën sipas policisë e mbante pa leje. Policia zyrtarisht saktësoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije se përse nuk është ndërhyrë nga autoritetet lokale dhe njëherësh policia që ai konflikt të mbyllej mes palëve.