Vrau ish gruan dhe motrën e saj, në kërkim autori. Fqinjët: “Dëgjuam vetëm breshërinë”

Detaje të tjera vijnë në lidhje me krimin e rëndë në një familje që tronditi kryeqytetin këtë të mërkurë.
Autori është shtetasi Ramazan Kutra, 35 vjeç nga Kukësi. Ai është arratisur menjëherë pas krimit me një automjet ‘Benz C-Class’.
Dyshohet se krimi ka ndodhur për një konflikt familjar të pazgjidhur dhe pse çifti ishte ndarë.Ai ka shkuar paraditen e të mërkurës në banesën e ish-gruas dhe ka qëlluar ndaj familjarëve të saj, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë.

Alketa Hysa është njëra prej grave që ka vdekur nga të shtënat me kallashnikov nga Ramazan Kuta. Gjithashtu ka humbur jetën Etleva Kurti, motra e ish-gruas së autorit

E plagosur rëndë ka mbetur edhe e ëma e saj, Kujtime Hysa.

Zona ku ka ndodhur krimi është e rrethuar nga policia.Fqinjët kanë deklaruar se kanë dëgjuar vetëm breshërinë e armës që autori Ramazan Kutra ka qëlluar mbi familjen e ish gruas së tij.

Efektivët kanë ngritur disa postblloqe për të mundësuar kapjen e autorit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *