Është vetëvrarë autori i dyshuar i vrasjes së Klodiana Vefës.Alfred Vefa, burri i 36-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.
Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh, ai vrau veten duke u qëlluar me të njëjtën armë me të cilën ndoshta kishte vrarë ish-bashkëshorten.
Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur.Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës.
Kujtojmë se Alfred Vefa vrau bashkëshorten e tij Klodiana Vefa pas një konflikti të ndodhur në rrugë shumë pranë banesës ssë tyre. Gruaja ishte duke u kthyer nga puna kur Alfredi e qëlloi për vdekje me një plumb në kokë. Çifti prej kohësh jetonin të ndarë, ndërsa ishin në proces divorci.Mendohet se çifti kishte përplasje xhelozie, që kishin sjellë dhe ndarjen, ndërsa lanë pas dy fëmijë të mitur 14 dhe 17 vjeç.