Fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin, Roland Sinani që vrau kunatën e tij, Migena Sinani mëngjesin e sotëm. Jashtë kamerave ata thonë se 43-vjeçari punonte në gomisteri dhe se nuk shkaktonte probleme në lagje.
Sipas tyre, ai ka pësuar një tronditje gjatë kohës që ka qenë ushtar dhe për këtë merrte mjekime.
Migena Sinani, është viktima që mbeti e vrarë nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, njeri nga të cilët është i moshës 2 vjeç, ka qenë prezent në dhomë me 37-vjeçaren ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshit.
Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh