Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Alma Qevanit, 44-vjeçarja nga Elbasani e cila u masakrua me sëpatë nga kunati i saj.
Ditën e sotme gruaja e autorit të ngjarjes Tefik Tashit, dhe njëkohësisht motra e viktimës, Eva ka hedhur poshtë deklaratat se mes motrës dhe burrit të saj ka pasur lidhje.
Nën jë intervistë në News 24, ajo ka thënë se i kishte humbur e telefoni dhe se në këtë mënyrë, komunikonin me telefonin e të motrës. Ndërsa është shprehur se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e keqe, por ka rrëfyer se një natë më parë ka pasur një debat të fortë mes tyre.
“Nuk është aspak e vërtetë që ka pasur lidhje intime mes tyre. Nuk është e vërtetë që e ka bullizuar apo sharë. Ai ka sharë Almën gjatë sherrit edhe pse Alma nuk i ka kthyer asnjë përgjigje. Ai i gjuajti me shpullë dhe më pas nxori sëpatën. E kishte fshehur në triko. Një natë më parë na ka thënë do t’ju vras dhe do t’ju ther të treve. Ai nuk donte që Alma të ndërhynte mes nesh.”- tha Eva.