Policia e Elbasanit ka ndaluar një automjet brenda të cilit u gjetën armatime dhe lëndë djegëse, ndërsa dyshohet se do të përdoreshin në një atentat.
Automjeti u gjet në vendin e quajtur “Ish Konservimi”. Ndërkohë, gjatë kontrollit të bërë nga policia janë gjetur dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.
Dyshohet se ky automjet po përdorej nga dy persona, të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë. Vendi ku u gjet automjeti i cili po survejohej prej policisë është pranë pallatit ku jeton Erion Alibeaj. Këtij të fundit një grup kriminal kishte planifikuar që t’i vendoste në pallat tritol dhe të hidhej në erë.Policia është duke punuar për gjetjen e pronarit të magazinës ku u zbulua makina me tre kallashnikovë, karikatorë me fishekë dhe dy shishe benzinë.
Mes armëve policia ka bllokuar dhe një pistoletë.
Zbulimi i makinës tip “BWX6”, është bërë qysh prej mbrëmjes së djeshme, por policia dhe prokuroria, nuk ka ndërhyrë duke e mbajtur në mbikëqyrje me shpresën e kapjes së personave që do të merrnin makinën gjatë natës ose gjatë ditës.
Makina është mbajtur në vëzhgim, por për rreth një javë nuk është paraqitur asnjë person pranë saj. Mbrëmjen e djeshme, policia ka ndërhyrë, duke vijuar veprimet me marrjen e gjurmëve të gishtave.