Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së shtunës ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni i mori jetën djalit të tij, Asim Gjoni.
Krimi në familje ndodhi në zonën e “Kodrës së Priftit” në Tiranë, në banesën e familjes Gjoni. Siç dhe raportuam më herët i moshuari pranoi para hetuesve krimin e rëndë, teksa theksojmë se e gjithë ngjarja ka ndodhur para syve të familjarëve të tjerë.Krimi që tronditi Tiranën!
Fillimisht 74-vjeçari ka debatuar me djalin e tij, ku në debat e sipër ai e qëlloi me shuplakë 37-vjeçarin, i cili më pas iu kundërpërgjigj duke e shtyrë dhe goditur të atin.I moshuari u rrëzua në tokë, teksa ka qenë vajza e tij, e cila është përpjekur që të qetësojë gjakrat mes të atit dhe të vëllait.
Por, 37-vjeçari e ka goditur dhe të motrën, ndërkohë pas këtij akti ka qenë i moshuari i cili është ngritur dhe ka marrë thikën e bukës duke e goditur disa herë të birin.
Menjëherë 37-vjeçari, babai i dy fëmijëve, u transportua në Spitalin Ushtarak, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ku një prej tyre ishte dhe në zemër, ai ndërroi jetë.I moshuari është arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes duke marrë dhe dëshmitë e familjarëve të tjerë.