Eshtë zbardhur vrasja e 33-vjeçares, Liridona Murseli mbrëmjen e (29 nëntorit), e cila tronditi Prishtinën dhe jo vetëm. Fillimisht u raportua se 33-vjeçarja u vra nga disa grabitës, teksa ishte duke udhëtuar me makinë së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët. Në rrugën pranë shtëpisë së tyre, sipas dëshmisë fillestare të bashkëshortit i ndaloi dikush me armë dhe u kërkoi sendet personale, por burri dhe fëmijët arritën të zbrisnin në kohë. Mirëpo mbrëmjen e sotme se policia e Kosovës arrestoi bashkëshortin, Naim Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit. Kjo pas dyshimeve se grabitësit vranë vetëm gruan në kokë.
Policia mësohet se ka gjetur pamje filmike që dëshmojnë se Naim Murseli është takuar me autorin e vrasjes, Granit Plava, i cili po ashtu është vënë në pranga mbrëmjen e sotme.Ai ka pranuar fajësinë dhe është shprehur se ka qenë vetë Naim Murseli ai që e ka porositur vrasjen.
Naimi i kishte premtuar autorit , Granit Plava, 30 mijë euro për t’ia vrarë gruan.Një pjesë të shumës autori e kishte marrë, ndërsa kishin rënë dakord që pjesën tjetër t’ia jepte më vonë.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë.
“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.
Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë” ka bërë të ditur policia.