Zbulohen 3 raste të reja me Ethet e Nilit në Elbasan, ja si paraqitet gjendja

Tre raste të reja janë konfirmuar në Elbasan me virusin e Etheve të Nilit. Mësohet se personat e infektuar janë nga Tregani, Cerriku dhe Papri, të moshës 60, 84 dhe 73 vjeç.

Të prekurit po ndiqen nga specialistë të ISHP, ku deri tani gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, pa rrezik për jetën.

Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë. Aktualisht të dy të shëruar. Institucionet e shëndetit publik dhe ato vendore kanë marrë masa për dezinfektimet e zonave të prekura.

Çfarë duhet të dimë për virusin?

Sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “Ethet e Nilit” përhapen kryesisht te njerëzit nga pickimi i një mushkonje të infektuar. Rastet regjistrohen zakonisht gjatë sezonit të mushkonjave, pra nisin në verë dhe vijojnë gjatë vjeshtës.

Nuk ka vaksina për ta parandaluar apo mjekime për ta trajtuar Nilin Perëndimor te njerëzit.

Megjithatë, për fat të mirë, kryesisht njerëzit e infektuar me këtë virus nuk kanë simptoma. Një në 5 të infektuar mund të kenë temperaturë apo simptoma të tjera të lehta.

Rreth 1 në 150 të infektuar mund të sëmuret rëndë deri në vdekje. Rrezikun e infektimit mund ta ulni duke parandaluar pickimet e mushkonjave. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *