Personi që është shfaqur në videon e bërë publike nga Drejtoria e Tatimeve rezulton të jetë në listën e patronazhistëve. Ai është identifikuar si Altin Ballkoçi dhe është prezantuar nga vetë Taulant Balla, në kohën ku ai drejtonte qarkun e Elbasanit.
Në vitin 2021, kur sapo u anëtarësua në Partinë Socialiste, Syri.net shkruan se ai ka filluar punë në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Elbasan.
Dhe pasi është larguar nga tatimet është punësuar në Drejtorinë e Emergjencave Civile në Bashkinë e Elbasanit.
Por kartën e ‘tatimorit’ nuk e ka dorëzuar, duke e përdorur për të shkuar tek bizneset dhe duke u vënë gjoba.
Vetë DPT ka sqaruar se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në këtë video në Prokurorinë e Tiranës teksa ka bërë thirrje që të denoncohet personi në fjalë nga ata që e njohin apo përballen me të.