Inida Gjata, artistja dhe gazetarja e njohur si Zhaku tha për emisonin “Profil” në Euronews Albania se Gjermania i ka ndryshuar jetën.
Në një rrëfim të sinqertë për Greta Topjanën, Zhaku tha se rinia e saj ka qenë një rini në të cilën shpesh ka qenë “në duart e Zotit”, pasi ajo abuzonte me alkoolin, por edhe konsumonte lëndë narkotike.
Sipas Zhakut ishte Gjermania ajo e cila e bëri të kuptonte se po jetonte një jetë të cilën nuk e donte
“Këtu mu mbyllën të gjitha dyert, e vetmja derë e hapur ishte Kristjani dhe Gjermania. Kështu 31 vjeçe nisa jetën nga e para shkova në Gjermani, mësova Gjuhën, krijova një jetë të re, s’më njihte askush. Nisa një jetë shumë të thjeshtë. Punoja në kuzhinë. Një jetë që e bën çdo emigrant. Mua më bëri shumë mirë. Ishte një zbor i mirë që e meritoja dhe ja uroj çdokujt, sepse unë duke qenë në gjendje depresive para se të ikja. Në ato momente njeriu ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, vetëm ajo është zgjidhje në këto momente të marrësh një vendim radikal. nuk doja fare të ekzistoja në Shqipëri dhe sa herë shikoja ndonjë koment, u thoja mos të më përmendnin. Kisha nevojë për këtë restart. Mbi të gfjitha kuptova se para se të mendoj të shpëtoj botën, duhet të shpëtoj veten”,-tha Zhaku.