Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në Lushnje. Mësohet se vatra e zjarrit është ndezur në fshatin Zhamë.
Për shkak të erës zjarri po përhapet me shpejtësi. Nga zjarri rrezikohen disa banesa, ndërkohë që pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen. Drejt zones eshte nisur edhe ministri i Brendshem Taulant Balla.
Policia ka shoqëruar një person që dyshohet të jetë bërë shkak për flakët që janë përhapur në Zham të Lushnjës. Sipas informacioneve, 58-vjeçari Ramadan Zoga kishte ndezur një zjarr për djegien e mbeturinave në fshatin Zhamë, dhe më pas flakët janë përhapur duke djegur sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre.
Ndërkohë, janë evakuuar banorët që mund të rrezikohen nga zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.