Zjarr në stadiumin e Korçës, dyshimet e para

Një zjarr ka përfshirë sot Stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës.

Dyshohet se zjarri ka nisur brenda lokalit në stadium dhe më pas u përhap në tribunën VIP.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka neutralizuar flakët.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike e rrjetit ku ishin lidhur frigoriferët e lokalit në stadium.

Bëhet e ditur se si pasojë janë dëmtuar një pjesë e stolave të tribunës kryesore.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *