10 mijë lekët që nisën hasmërinë mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, viktima e radhës ishte dje

Një atentat me armë zjarri, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Entjan Nikulaj, tronditi dje qytetin e Lezhës. Nga dinamika e ngjarjes zbulohet se ekzekutimi i tij ka qenë i mirëorganizuar dhe autorët kanë ndjekur të njëjtën skemë për të humbur gjurmët, djegien e çdo prove që mund të zbulojë ata.

Pista kryesore e hetimit është gjakmarja, pasi kjo ngjarje i është shtuar një zinxhiri atentatesh të ndodhura ndër vite mes dy fiseve në Lezhë, Nikulajve dhe Lekstakajve. 

Entjan rezulton kushëriri i Ardian Nikulajt, ky i fundit u vra brenda lokalit të tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. Ardiani u ekzekutua nga portugezi Ruben Saraiva pasi u financua dhe u porosit nga Edmond Haxhia i cili ishte kthyer nga Britania, aty ku jetonte. Haxhia është kushëri i Lekstakajve, konkretisht djali i dajës së Elton Lekstakaj. 

Gjakmarrja mes fisit Lekstakaj dhe fisit Nikulaj e ka zanafillën që nga viti 1996. Sherri për 10 mijë lekë të vjetra në një prej karburanteve të qytetit vijon me vrasje edhe sot, pas 27 vitesh.

Në atë kohë vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën dhe pas kësaj, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant.

Në debat e sipër, drejtuesi i mjetit është larguar për pak çaste, duke u rikthyer në karburant i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Pas disa muajsh të po atij viti, do të vijonte me vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes. Ndërkohë në vitin 1999 u vra Gjovalin Lekstakaj dhe u plagos rëndë Pjetër Lekstakaj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *