Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot homazhe për ndarjen nga jeta të ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë, Naim Hyska, i cili u qëllua për shkak të detyrës në 2011.
Balla ka deklaruar se është e papranueshme që edhe pas 12 viteve ende nuk është vendosur para drejtësisë autori i kësaj ngjarje, si dhe ka theksuar se nuk do të lejojë më që dosje si kjo, e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës.
“Lamtumirë ish-oficerit të ushtrisë Rrugore Tiranë Naska, i cili mbeti i plagosur rëndë më 24 Dhjetor 2011 dhe prej atij momenti luftoi me vdekjen, ndërsa të gjithë shpresojnë të rikthehen përsëri mes familjes dhe shtetit të shtetit. Por fatkeqsisht nuk ia arriti dot. Oficeri i Sallës Operative të Shërbimit të Qarkullimit Rrugor Tiranë u qëllua për shkak të detyrës në mbrëmjen e Krishtlindjes 2011, kur ndodhej në makinë me djalin 12 vjeç fare gjykatës së ’21 Dhjetorit’
Është e papranueshme edhe pse kanë kaluar vitet e fundit Policia e Shtetit që 12 vjet dhe akuza nuk kanë qenë para autoriteteve të autorëve/autorët e disa ngjarjeve të rënda. politikave të keqbërësit apo të dosjeve të tjera të rënda të mbulimit të pluhurit të harresës.“– tha Balla.
Si ndodhi atentati ndaj Naim Hyskës?
Oficeri i Sallës Operative të Policisë Rrugore të Tiranës u qëllua me armë teksa ndodhej në makinë bashkë me djalin 12 vjeç, mbrëmjen e 24 dhjetorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugicë fare pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit” në Rrugën e Kavajës. Rreth orës 17:45, efektivi i Policisë Rrugore, Naim Hyska, po kthehej në banesë me djalin e tij 12 vjeç në makinë. Kur po i afrohej shtëpisë, në kohën kur makina ka qenë duke lëvizur në një rrugicë dytësore me mjete të parkuara, në njërën anë të saj është shfaqur edhe atentatori. Duke përfituar nga errësira dhe nga distanca e afërt, autori i ngjarjes ka qëlluar me precizion të lartë. Me sa duket me synimin për ta goditur në kokë policin, autori i ngjarjes ka shkrehur tri herë pistoletën, por ka bërë një vrimë me diametër 20-25 centimetra në xhamin e krahut të shoferit të mjetit, xham i cili nuk është thyer plotësisht, por vetëm në pjesën e prekur nga plumbat. Makina ka mbetur në vend e ndaluar, ndërsa efektivët e policisë, që shkuan në vendngjarje, paralelisht me dhënien e ndihmës për kolegun e tyre të plagosur rëndë, është dashur të heqin edhe fëmijën nga vendi i ngjarjes dhe ta dërgojnë menjëherë te një psikolog.
Ai përfundoi në gjendje të rëndë në spital. teksa pas përmirësimit, nuk iu kthye dot punës si oficer policie.