“Nëse gratë nuk duan të përdhunohen, të mos dehen”, burri i Georgia Melonit habit me deklaratën

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është vënë nën presion për të dënuar komentet e bashkëshortit të saj, i cili ka thënë se “femrat që duan të shmangin përdhunimin nuk duhet të dehen bareve”.

“Nëse shkon diku për të kërcyer je e lirë të konsumosh alkool  … por nëse arrin të mos bëhesh tapë e të humbësh ndjenjat, mund dhe të shmangësh telashe si këto, sepse ndryshe do të gjesh ujkun”, kishte thënë Andrea Giambruno në programin e tij në “Rete 4”, në debatin për dy raste përdhunimi që kishin ndodhur në Palermo e Napoli.

Giambruno, i cili ka një vajzë 7-vjecare me Meloni, mbështeti komentet e redaktorit të së përditshmes së djathtë vendase ‘Libero’, Pietro Senaldi, i cili tha më herët: “Nëse do të shmangësh përdhunimin mos i humb ndjenjat, ruaje mendjen rreth vetes”.

Të dy bashkëbiseduesit dënuan përdhunuesit duke i përshkruar ata si “ujq”, por kërkonin më shumë ndërgjegjësim nga gratë dhe kjo mjaftoi që mediat liberale të nisnin stuhinë e kritikave duke akuzuar Giambruno për “fajësim të viktimës”.

Cecilia D’Elia, senatore të majtës, e dënoi ashpër këtë deklaratë, teksa kërkoi që Meloni të distancohej nga komentet e partnerit.

“Ata vetëm ua vënë fajin femrave. Mos dil vetëm, mos shko ku është errësirë, mos u vish në mënyrë provokative, unë nuk i pranoj këto. Nëse një vajzë pi pak më shumë, ajo mund të presë dhimbje koke por jo të përdhunohet”- tha ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *