Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një 21 vjeçar shqiptar ka humbur jetën dy ditë më parë. Bëhet fjalë për të riun Mariglen Ruçi i cili ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga zjarri që ka shkrumbuar një shtëpi bari atje.
21-vjeçari kishte 2-vite që kishte emigruar në shtetin anglez, aty ku edhe humbi jetën.Mësohet se i riu ishte vëllai i mesfushorit të ekipit të Bylisit, Flamur Ruçi i cili pas vdekjes së vëllait të vetëm, ka bërë edhe një dedikim prekes në “Instagram”.
“Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime”, shkruan Ruçi.