23 vjeçarja u hodh nga hoteli në Durrës, zbulohet se ndërtesa përdorej si bazë prostitucioni

Një ditë më parë, një 23-vjeçare nga Venezuela përfundoi mbi çadrat e një lokali në Durrës pasi e hodhën nga kati i dytë i një hoteli.

23-vjeçarja Darjana Linares ndodhej në dhomën e hotelit me 39-vjeçarin Ismet Zoto, nga Shijaku. Por mes tyre ka patur një konflikt fizik, nga i cili janë dëmtuar të dy lehtë, dhe pas kësaj vajza e huaj është hedhur nga kati i dytë.

Policia ka dyshime se 23-vjeçarja ushtronte aktivitetin e prostitucionit, ndërsa 39-vjeçari ishte klient. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 2 të qytetit, në një godinë që ishte marrë me qira dhe ishte përshtatur si hotel.

Ky hotel shërbente edhe për strehimin e disa vajzave të tjera, të cilat dyshohet se ushtronin të njëjtin aktivitet. Pas sherrit të ndodhur mes 22-vjeçares dhe shqiptarit, vajzat e huaja kanë bërë gati valixhet dhe kanë tentuar të largohen nga hoteli, por janë ndaluar nga policia dhe shoqëruar në komisariat.

Nisur nga kjo policia ka dyshime se hoteli në fjalë shërbente si bazë prositucioni.

Ndërkohë pas marrjes së ndihmës mjekësore, policia ka marrë në pyetje edhe shqiptarin e të renë nga Venezuela për të sqaruar rrethanat e këtij sherri që mund të përfundonte në një tragjedi. Policia njofton se ka nisur procedimin penal si për vajzat ashtu edhe për 39 vjeçarin.

Njoftimi:

Durrës

Procedohen penalisht 5 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, ku dhe përdoreshin lëndë narkotike.

Procedohet penalisht 39-vjeçari, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga shtetaset e huaja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë.

Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen D. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *