Korçë, 70 vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga dritarja e banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 70-vjeçar i dha fund jetës, duke u hedhur nga dritarja e banesës në pallatin ku jetonte.

Mësohet se i moshuari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në shtëpi dhe ka qenë i rënduar psikologjikisht. Pikërisht kjo gjendje ka bërë që ai të ndërmarrë aktin ekstrem. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Pazari i Biçikletave”. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *