26 vjeçari shqiptar e aksidentoi me makinë, ndërron jetë e reja në Greqi, familja dhuron organet

E reja greke që u përplas me makinë nga një shqiptar në Selanik, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Megjithë ndërhyrjet që mjekët bënë pasi 21 vjeçarja ishte dëmtuar në kokë, ajo nuk arriti të mbijetonte dhe truri i saj pushoi së funksionuari sot, ndërsa familja vendosi që t’i dhuronte organet në mënyrë që të shpëtohen jetë të tjera.
Mes zisë së saj të rëndë, familja e 21-vjeçares vendosi të procedonte me një akt të madh humanizmi dhe dashurie, pasi u konstatua se gjendja shëndetësore e fëmijës është e pakthyeshme, u vendos që të procedohet me një dhurim të organeve për t’u ofruar jetë njerëzve të tjerë në nevojë.

“Emmanuela ishte një mrekulli fëmijërore që në momentin që lindi dhe kur u largua donte të bënte një mrekulli më shumë, të jepte jetë… atë që iu hoq”, shkroi e ëma.

Ndërkohë 26 vjeçari shqiptar përmes avokatit të tij tha se nëse vajza do të kishte kaluar në vizat e bardha, kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur. Ai tha se nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmë pasi ishte pa letra dhe kishte frikë për këtë arsye. Avokati theksoi se i riu është përpjekur ta shmangë përplasjen pasi ka devijuar duke goditur edhe një makinë tjetër dhe ka prova për këtë, megjithatë autoritetet ende nuk janë bindur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *