Greqi, 40 vjeçarja shqiptare vritet nga bashkëshorti, e gjen vajza e mitur

Detaje shokuese kanë dalë nga krimi i rëndë në Greqi ku 40-vjeçarja Enkelejda Danaj u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Eduart Danaj.

Ish-bashkëshorti e braktisi trupin e saj të pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous në Menidi, dhe sipas dëshmitarëve të ngjarjes, vajza e vogël e çiftit ka qenë ajo që ka gjetur nënën e vdekur. Ajo rapotohet se ka vrapuar në vendngjarje dhe i tha policisë që “ndoshta është nëna ime”.

“Një vajzë e vogël erdhi, në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ ndërsa qante”, tha gruaja.

Dëshmitarja u shpreh se vajza i tregoi një foto të policisë dhe u identifikua se viktima ishte nëna e saj.

“Vajza tha se e ëma nuk shkoi në punë sot dhe pasi i tregoi foton policisë, tha se babai i saj e kishte vrarë. Ajo fliste në telefon dhe thoshte ‘më kanë vrarë mamin, kanë vrarë mamin tim’, ishte e tronditur. Ajo po thoshte ‘ndoshta babai im e vrau, ai e gjeti teksa ishte rrugës për në punë’”- tha ajo.

Banorja pohoi se çifti kishin blerë së fundmi një banesë në zonën ku ndodhi vrasja.

Siç shpjegon banorja, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *