Personi që shihni në videon e mëposhtme, është 39-vjeçari Altin Çoku, i cili u vu në pranga si personi përgjegjës që ka shkaktuar vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibora Abedini dy ditë më parë në Kamëz.
E reja u hodh nga kati i katërt i tarracës së një pallati, ku banonte me qira, ku aktin ekstrem dyshohet se e ndërmori pasi Altin Çoku i publikoi një foto intime. Mbi 39-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Altin Çoku është personazh i njohur në rrjetin social TikTok. Në një biesdë të bërë në këtë rrjet social, ai pretendon se foton ia ka marrë një shok nga telefoni, kur ndodheshin në kafe dhe ia ka publikuar ky i fundit.
39-vjeçari pretendon se ka qenë në lidhje intime me viktimën dhe se foton e kanë bërë në hotel. Ai pretendon se publikimi i asaj fotoje i ka shkaktuar probleme dhe me bashkëshorten.
Mësohet se 27-vjeçarja ka qenë e martuar me një shqiptar të Kosovës dhe ishte në proces divorci. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte njohur me Altin Çokun.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës, në rrugën “Teuta” në Kamëz. 27-vjeçarja u hodh nga kati i katërt i tarracës së banesës ku jetonte me qira dhe u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.
*KUJDES! Video e mëposhtme përmban fjalor +18
https://streamable.com/ucdtyu