“Ma shpërndau një shok” Altin Çoku flet për foton intime në Tik-Tok: Ajo ia bëri vetes

Ka reaguar në llogarinë e tij në Tik-Tok Altin Çoku, 39-vjeçari i cili u arrestua sot teksa akuzohet se ka shtyrë një të re drejt vetëvrasjes.

Dyshohet se 39-vjeçari i ka publikuar vajzës foto intime, ndërkohë që ka rrëfyer pak pasi ka ndodhur ngjarja sesi janë shpërndarë imazhet.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku ka treguar për një të afërm si ia ka dërguar foton 27-vjeçarja dhe thotë se foton e ka shpërndarë një njeri me të cilin po pinte kafe me të.

Altin Çoku: Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten.

Biseduesi: Kur ka ndodh kjo?

Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku…

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

https://www.tiktok.com/@pinguin0012/video/7333763930541608235?embed_source=71929438%2C121374463%2C121351166%2C71838019%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_share&refer=embed&referer_url=gazeta-shqip.com%2Faktualiteti%2Fvideo-ajo-vajza-ma-ka-derguar-altin-coku-flet-per-foton-intime-ne-tik-tok-ma-shperndau-nje-shok%2F&referer_video_id=7333763930541608235

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *