Janë publikuar ditën e sotme pamjet nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në Kishën e Laçit, ku një 29-vjeçare hodh nga ballkoni.
Sipas videos të publikuar në emisionin “Shqipëria Live”, kamerat e sigurisë kanë kapur të renë e cila ka qëndruar për pak kohë në oborrin e kishës, e më pas ka kaluar kangjellat e hekurit.Në lidhje me këtë ngjarje gazetari Martin Marku zbuloi më shumë detaje, duke treguar se sjelljet e saj kanë qenë të çuditshme.
“Ka ardhur me një taksi ka ndaluar për disa minuta pasi ka mbërritur tek kisha e Laçit dhe ka predikuar ambientin para se të kryente aktin e hedhjes. Kamera e sigurisë ka kapur çdo moment të veprimeve të 29-vjeçares. Të paktën sipas informacioneve ajo vuan nga problemet e depresionit ose çrregullimet bipolare. Kjo është konfirmuar edhe nga disa komunikime që kam pasur me të afërmit e 29-vjeçares në qytetin e Elbasanit.
Merrte mjekim për problemet. Ajo ka ardhur e vetme, ndërsa prindërit nuk kanë qenë në dijeni se ku do të shkonte ajo. Në fakt besoj se vajza e njihte vendin për sa kohë ka marrë taksinë dhe ka shkuar. Përveçse mund të ketë qenë vetë ose ma familjarët mund të ketë shkuar në vendin e shenjtë. Ndoshta jo për të kryer veprimin e vetëvrasjes por për të kryer lutje. Sjelljet e saj kanë qenë të çuditshme pasi ka qëndruar për 10 minuta në oborrin e kishës”, deklaroi ai.
Në një lidhje direkte nga kisha e “Shna Ndout”, përgjegjësi i rojeve të sigurisë, Ben Biba ka treguar se si u përball me momentin kur e reja u hodh.
Sipas tij fillimisht ka qenë kolegu, ai i cili ka folur me 29-vjeçaren, por pavarësisht ndërhyrjes është hedhur.
“Jam staf i kishës dhe bëjmë shërbimin rreth orës gjashtë pa çerek të mëngjesit konstatuam një vajzë që që po vinte me një hap të shpejtë. Ka kaluar bordurën me hekura, më pas kolegu ka tentuar të flasë, por ajo është hedhur me mbi 20 metra lartësi. Më pas kemi lajmëruar të gjitha institucionet.
Kemi zbritur poshtë së bashku me kolegët e forcat e rendit, kemi konstatuar se ka pasur shenja jete. E kemi nxjerrë me barrelë në një terren shumë të vështiirë. Vajza ishte pa ndjenja”, u shpreh ai.