Flet 31 vjeçarja që u plagos rastësisht nga atentati në Athinë: “Nuk e kuptova derisa pashë gjak”

Detaje të rejaj janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku dy shqiptarë u ekzekutuan në një atentat mafioz.

Është zbardhur dëshmia e një 31-vjeçareje, e cila mbeti e plagosur gjatë ekzekutimit të dyfishtë, në lokalin në Athinë. Ajo tregon për mediat greke të gjithë skenën, kur një person i maskuar hyri në lokal dhe hapi zjarr ndaj shqiptarëve.

“Isha me motrën time në lokal , pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy burrat, të cilët u vranë. Ishim në këmbë dhe po flisnim me pronarin e dyqanit. Isha në shpinë dhe nuk e pashë autorin kur hyri. Kam dëgjuar të shtënat dhe kam parë panikun në lokal”, tha 31 vjeçarja për OREN.

“Në fillim, nuk e kuptova se isha plagosur derisa pashë gjakun. Disa sekonda para se sulmuesi të hynte në dyqan, unë dhe motra ime ndërruam vendet. Përndryshe ajo do të ishte në pozicionin tim tani dhe për fat ne ishim në këmbë, përndryshe plumbi do të më kishte goditur në kokë”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *