Ndodh rrallë por kanceri i gjirit prek edhe meshkujt.
Vetëm në qarkun e Korçës kētë vit janë diagnostikuar me këtë sëmundje 3 meshkuj.
“Janë rreth 52 raste, 49 prej të cilave janë femra”, është shprehur mjekja.Në juglindje ka patur rritje të rasteve të grave që janë prekur nga kanceri i gjirit. Shumica e tyre vijnë nga zonat rurale, por fshatrat Zëmblak dhe Pojan shënojnë rastin më të madh të rasteve, ndoshta sepse këto fshatra kanë numër më të lartë popullate.
Pacientët e diagnostikuar janë duke u trajtuar me shërbimin e kimioterapisë në spitalin e Korçës, me medikamentet përkatëse, ndërsa mjekët thonë se ka më shumë ndërgjegjësim.