Balluku: Linja e re 35 kV Korçë-Bilisht, përmirëson furnizimin me energji për mbi 13 mijë abonentë

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku publikoi sot pamje nga investimi për linjën e re 35 kV Korçë-Bilisht.

Balluku u shpreh se, me një gjatësi afro 25 kilometra, ky investim përmirëson furnizimin me energji elektrike për më shumë se 13 mijë abonentë.

Gjithashtu, theksoi Balluku, nga ky investim përfitojnë drejtpërdrejt edhe konsumatorët vetëprodhues përmes qëndrueshmërisë së parametrave teknik.

“Modernizojmë rrjetin shpërndarës, rrisim cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, nënvizoi Balluku.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *