Një grua shqiptare ka dalë para gjykatës në Angli pasi akuzohet për përfshirje në trafik njerëzish me gomone.
U. Kurmekaj, 32 vjeçe, nuk u lejua të thoshte fjalën e saj kur u paraqit në bankën e të akuzuarve në Oxford Crown Court të premten.
Sipas oxfordmail.co.uk, avokati i saj, Oliver Snodin, tha se nuk kishte asnjë përkthyes shqiptar.
Gjykatësi Nigel Daly tha: Nëse ajo nuk mund të kuptojë siç duhet se çfarë po ndodh, ajo sigurisht që nuk mund të dënohet.
Në gjykatën e magjistraturës në shtator, ajo u përball me akuza për bashkëpunim me të tjerët për të dërguar ilegalisht njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në shkelje të ligjit të emigracionit midis qershorit dhe tetorit 2022. Ajo gjithashtu u akuzua për mbajtje të 10 grameve kokainë dhe posedim të parave të pista.
Kurmekaj, nga Vineyard Close, Banbury vetëm konfirmoi emrin e saj kur u shfaq para gjykatësit Daly të premten.
Gjyqtari Daly caktoi përkohësisht që gjykimi të nisë më 28 shkurt, ndërsa çështja pritet të zgjasë tre ditë.
Të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit për t’u kthyer në gjykatë më 3 nëntor.