34-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga në Korçë, tre të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksion rrugor Korçë – Pogradec, ku raportohet se një 34-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte e për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës dhe po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Maliq/Informacion paraprak: Më datë 02.09.2023, rreth orës 15:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi shtetasi R. H., dhe dy pasagjerë të automjetit, shtetasit M. B. dhe B. B.,  të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *