42 vjeçari në Tiranë hap zjarr ndaj “Shqiponjave”, plagoset efektivi. Policia shpërblim 20 mijë euro për autorin

Klerent Bozhanaj, 42-vjeç, është autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave” Edlir Alleshi. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë momentit të ngjarjes ai ka qenë i veshur me tuta dhe bluzë gri, gjithashtu mbante të vendosur në kokë dhe një kapele të zezë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme ku Bozhanaj hapi zjarr mbi efektivët e forcave speciale “Shqiponja”. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur inspektori Edlir Alleshi i cili menjëherë u dërgua drejt spitalit të Traumës ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Fatmirësisht ai  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Policia ka ofruar 20 mijë euro shpërblim kush jep informacione për arrestimin e autorit të plagosjes pasditen e sotme në Tiranë. Me anë të një njoftimi, policia ka deklaruar se kush qytetar do të jap informacion të vlefshëm për arrestimit e autorit Klered Bozhani, do të paguhet 20000 euro.

Autori i plagosjes se efektivit, 38-vjeçari Klered Bozhani
Autori i plagosjes se efektivit, 38-vjeçari Klerent Bozhanaj

Më herët Policia njoftoi se shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi morën informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, u vunë në ndjekje të të dyshuarit. Gjatë ndjekjes, Bozhanaj hapi zjarr në drejtim të “Shqiponjave”, dhe si pasojë mbeti i plagosur Alleshi. Autori më pas u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Në ndjekje të 42-vjeçarit janë vënë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale si dhe janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve për të bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *