Komediani shqiptar bën rrëfimin e pazakontë: Gjeta të fejuarën në shtrat me një tjetër, ika se isha tepër

Komediani shqiptar Xhuliano Dule i cili jeton në Romë ka qenë në një lidhur Skype me emisionin “Wake Up”, në Top Channel.

Ai ka emigruar që në fëmijëri me famijen e tij në Itali dhe ka zhvilluar një karrierë jo vetëm si ekonomist, i cili punon në një bankë, por edhe si një komedian. I pyetur se si e ka zbuluar talentin që ai ka si komedian, Xhuliano shprehet se e ka pasur gjithmonë ëndërr komedinë, por nuk e ka marrë kurrë kurajon për ta provuar, derisa gjeti të fejuarën e tij me një person tjetër në shtrat. Ky ka qenë momenti kur komediani vendosi të bënte diçka ndryshe në jetën e tij dhe të realizonte ëndrrën që kishte.

Blendi Salaj: Si e ke kuptuar që ke një dhunti për t’i bërë njerëzit për të qeshur, për të transmetuar komedi?

Xhuliano Dule: E kam pasur gjithmonë si pasion, por s’kam pasur asnjëherë kurajon ta provoja. Para se të fillonte Covid, ishte në një moment shumë të ulët të jetës sime sepse isha ndarë nga e fejuara ime, e gjeta në krevat me një tjetër tek shtëpia ime. Ika se isha tepër atje (qesh).

Blendi Salaj: Ti po e kthen në humor, ne po qeshim, ti po qesh, por realisht ka qenë dramatike, një moment jo i lehtë sigurisht!

Xhuliano Dule: Po për mua them gjithmonë që komedia është dhimbje, vjen gjithmonë nga tragjedia dhe duhet ta transformosh tragjedinë në komedi. Pra isha në një moment të ulët dhe thashë hajde, nuk kam asnjë gjë për të humbur tani dhe ta provoj një herë këtë ëndërr që kam për komedinë. Vajta e bëra, doli shumë mirë dhe thashë, hajde nuk jam shumë i mirë si i fejuar, por si komedian…

Ai shprehet se një histori që kishte shkruar për dy terroristë u bë tepër virale, por nuk u prit dhe aq mirë nga myslimanët. Sipas Xhulianos, i ka shkruar një komunitet mysliman prej 20-25 vetash në Itali, ku e kërcënonin se do e vrisnin atë dhe familjen e tij.

Xhuliano Dule: Kam shkruar një histori që është bërë dhe virale, për dy terroristë, ishte një shaka e vogël. Më shkruajti i gjithë komuniteti mysliman italian nga 20-25 veta që donin të më vrisnin. Me thanë inshallah të vrasin. Do të të vrasin ty, do të të vrasin familjen tënde, dhe unë thashë më mirë të vrisni familjen time se unë jam i ri (qesh).

Ndër të tjera Xhuliano tregon mes të qeshurave dhe shakave se i bën përshtypje raporti që kanë besimtarët myslimanë në Shqipëri me islamin. Ai shprehet se babai i tij i thoshte gjithmonë se janë myslimanë, por nuk kishte ditë që të mos pinte raki.

Neada Muçaj: Bobo Xhuliano, po ti je dhe mysliman apo jo?

Xhuliano Dule: Po, mua më bën për të qeshur raporti që kanë zakonisht shqiptarët e familjes sime me islamin. Më bënte përshtypje sidomos babai im që më thoshte gjithmonë që ne jemi mysliman, por nuk e kam parë asnjë ditë që të mos pinte raki.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *