48 vjeçari nga Lushnja transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi. Arrestohet!

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet për dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Artan Gjyla banues në Lushnjë.

48-vjeçari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit “Rrjeta”, të zhvilluar ditën e djeshme, nga DVP Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ky shtetas dhe 2 të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale

Njoftimi i Policisë:

Lokalizohet dhe kapet në Lushnjë, një shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Rrjeta” të zhvilluar ditën e djeshme, në Shkodër. 48-vjeçari organizator i një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin. Gjatë operacionit “Rrjeta”, i ndaluari dhe 2 shtetas të tjerë transportonin me 3 automjete, 16 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i punës së mirëkoordinuar me Policinë e Shkodrës, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, A. Gj., 48 vjeç, banues në Lushnjë.

48-vjeçari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit “Rrjeta”, të zhvilluar ditën e djeshme, nga DVP Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ky shtetas dhe 2 të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *