Më 29 tetor 2017 u nda parakohe nga jeta gazetarja Adelajda Xhamani, e cila humbi jetën nga një infarkt në moshën 31 vjeçare. Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani pesë vite më parë tronditi shumë njerëz, ata që e njihnin personalisht, por edhe ata që mundën ta njohin vetëm nga ekrani.
Vajza që theu tabutë në “Big Brother”, vazja që dashuroi “pa doreza” brenda në shtëpi, vajza e cila me çiltërsinë e saj “vodhi” zemrat e shumë shqiptarëve, pesë vite më parë u nda nga jeta duke lënë pas një dhimbje të madhe, një dhimbje e cila ndonëse kanë kaluar muaj dhe vite nuk është zbehur te familjarët dhe miqtë e Adelajdës.
Miqtë e saj si çdo vit tjetër edhe këtë vit e kanë kujtuar shoqen e tyre përmes rreshtave plot dhimbje dhe mall.
Mikesha e saj, Isida Mollaymeri i ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.
“Më mungon 💔 Kur njerëzit thonin që s’ka për ta pranuar kurrë atë që i ndodhi unë se kuptoja… Deri para 5 vitesh kur ti ike. E pra unë akoma se kam pranuar ikjen tënde. Me mungon pafund Adel. My A… @adelaxhamani”- shkruan balerina e njohur në një postim në rrjetet sociale.