Çmim i energjisë, Rama “ndërron mendje”: Kemi 14 muaj që themi se nuk do të rritet çmimi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, duke përsëritur edhe njëherë se çmimi nuk do të rritet.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shkruan çmimi i energjisë nuk do të rritet duke hedhur kështu poshtë deklaratat e bëra nga opozita “e rublave”, ashtu si dhe kryeministri i referohet, të cilët po u thonë shqiptarëve se “qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor”.

Kryeministri thekson se këto lajme janë të rreme, pasi qeveria ka 14 muaj që përsërit në mënyrë të vazhdueshme se çmimi do të mbrohet dhe nuk është bërë asnjëherë një deklaratë e tillë.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ERE më herët tha se dike filluar nga 1 nëntori do të hyjë në fuqi fasha mbi 800 kWh, ku qytetarët do të dueht të paguajnë me 44 lekë çdo kilovat mbi këtë fashë.

Mirëpo, ky psotim i kryeministri lë të kuptohet se nuk do të aplikohet asnjë fashë dhe nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *