Lefter Brisku është 52-vjeçari i cili humbi jetën te Spitali i Traumës për shkak të dhunës barbare që përjetoi pasi tentoi të vidhte disa pula.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kuçovë dhe Brisku u dhunua barbarisht nga 22 vjeçari Bioris Shoshari, pronari i shtëpisë ku ai po vidhte pulat.
Familjarët e Briskut kërkojnë drejtësi dhe akuzojnë policinë se nuk i ka njoftuar për ngjarjen pasi ata e kanë marrë vesh vetëm përmes televizorit.
Në orën 9 ka ikur nga shtëpia, ka qenë i dehur. Kur e morëm vesh të nesërmen, edhe policia ka një gabim se nuk na e tregoi gjendjen. Nga këtu e çuan në Berat, nga Berati te Trauma. Ne e morëm vesh të nesërmen përmes televizorit.Policinë e bëj me faj se duhet të na njoftonte.Sot e morëm vesh që na vdiq vëllai, na iku një dritë syri. Ai kishte një çun dhe gruan. Mirë ishte, punonte në një firmë.
Nuk vrau një zog me llastiqe por vrau një rob. Një prind të një fëmije, na preku dhe ne si vëllezër. Ai nuk ka reaguar fare sa ka qëndruar në Spital.
Edhe komshinjtë thonë se nuk e njihnin 52-vjeçarin si person problematik.
Djalë i shëlqyer, e kam pasur komshi dhe nuk kam pasur debate. Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit. Të tërë pinë raki por nuk ishte në atë gjendje…