Në Korçë solidarizohen me aksidentin në Greqi, ndizen qirinj në sheshin e katedrales

Në solidarizim të viktimave nga përplasja e trenave në Greqi, qytetarët e Korçës kanë ndezur qirinj në sheshin e katedrales. Pritet që së bashku me konsullin e përgjithshëm grek në Korçë përfaqësues të autoriteteve shtetërore në orën 18:00 tek Sheshi i Katedrales do të ndezin qirinj në shenjë solidariteti për viktimat që humbën jetën nga kjo tragjedi, midis të cilëve pati edhe shqiptarë. Pas kësaj të marshohet deri tek konsullata greke ku edhe atje do të ndizen qirinj dhe do te vendosen lule.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *