6 vite pa Adelajdën, miqtë e kujtojnë me mall: Për ne s’ke ikur kurrë

Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani gjashtë vite më parë tronditi shumë njerëz, ata që e njihnin personalisht, por edhe ata që mundën ta njohin vetëm nga ekrani.

Vajza që theu tabutë në “Big Brother”, vazja që dashuroi “pa doreza” brenda në shtëpi, vajza e cila me çiltërsinë e saj “vodhi” zemrat e shumë shqiptarëve, 6 vite më parë u nda nga jeta duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Miqtë e saj ashtu siç bëjnë çdo vit, kanë kujtuar shoqen përmes disa fotove dhe rrjeshtave me dhimbje.Balerina e njohur, Isida Mollaymeri,përmes disa fotove mjaft të bukura me Adelajdën i ka treguar se sa shumë i mungon.Gjithashtu edhe shoku i saj i ngushtë, gazetari Eraldo Rexho, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ajo jeton përgjithmonë në zemrat e tyre.“Përgjithmonë Adela! Për mua s’ke ikur kurrë. Të dua shumë”, shkruan Eraldo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *