Sherri masiv në Kepin e Redonit, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

Mëngjesin e kësaj të hëne, është vënë në pranga ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku.

Mësohet se shkak i prangosjes së tij është bërë sherri në Kepin e Rodonit, ku Frroku u përfshi në një përplasje atje teksa ishte si përfaqësues i Kishës Katolike.

Si ndodhi sherri në Kepin e Rodonit?

Policia e Durrësit zbardhi dje arsyet e konfliktit në Kepin e Rodonit, ku është qëlluar edhe me armë zjarri.

Policia tha se disa banorë janë konfliktuar me përfaqësues të Kishës Katolike, pasi këta të fundit po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

“Në zonën e Kepit të Rodonit, disa  banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me  përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., M. F., M. L. dhe P. D. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri. Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore,  janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit të sotëm. Sqarojmë se në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatën e pronësisë, nga ana e Policisë janë referuar disa herë  materialet në Prokurori, për konfliktet që ka patur herë pas here, mes palëve”, njoftoi dje policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *