64 vjeçari në Devoll akuzohet se abuzoi me të miturën, halla e vajzës reagon ashpër: Nuk i kanë bërë vizitën mjeko-ligjore akoma

Pak javë më parë u raportua për një ngjarje të rëndë në fshatin Hoçisht në Devoll, ku një 64 vjeçar u arrestua me akuzën se ka ngacmuar seksualisht një 13 vjeçare.

Halla e së miturës ka deklaruar sot në një intervistë televizive në Neës 24, se vajzës nuk i është bërë asnjë kontroll mjeko-ligjor, ndërkohë që ka dyshime se burri mund të ketë abuzuar seksualisht me të.
Sipas policisë, Zenel Rushitaj, ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren, por ka kaluar edhe në kontakt fizik.

Gjatë kësaj kohe, ai e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren dhe ka qenë pikërisht ky veprim që ka zbuluar më pas ngjarjen e rëndë.

“Gjithçka u zbulua kur u kontrolluan mesazhet. Ishte gjyshi ai që zbuloi mesazhet. Më pas erdhi një thirrje telefonike nga personi në fjalë. Kishte 3 muaj që ai e kontaktonte vajzën. Kjo përkon dhe me largimin e babait të vajzës. Kjo histori është zhvilluar dhe para 1 viti. Kur ishte babai këtu, ai qetësohej, nuk e sulmonte vajzën. Nuk jemi të afërt me zotërinë, por fis. Ai është dënuar për vrasje dhe për tentativë për përdhunim me një jo të mitur. Ai njihet për vepra të rënda. Këto ngjarje kanë shumë vite. Familja e ka përjetuar keq. Janë të gjithë në shok. Babai i vajzës është i shokuar, madje dhe gjyshi i saj. Vajza është në shok psikologjik. Kanë shkuar punonjës social për ta marrë në pyetje. Vajzës nuk i është bërë asnjë analizë nga mjekësia-ligjore. Ne kemi pikëpyetje të mëdha, pasi gjyshit nuk i është dhënë asnjë sqarim dhe të mësojë se pse vajzës nuk i është bërë analiza mjeko-ligjore. Vajza është e shokuar. Nuk e di dimensionin e problemit dhe pasojat. Është ngacmuar seksualisht, përtej prekjes.”, tha halla.

“Më kërcënonte, më thoshte që; hajde këtu, hajde aty. Më zhvishte. Më shtrëngonte me forcë. Më puthte, më jepte nga 2 mijë lekë. Më kërcënonte, më thoshte; do të vras babanë.”, i ka rrëfyer vajza hallës së saj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *