Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që i mori jetën 39-vjeçarit Pëllumb Islami në Greqi.
Sipas mediave greke, në momentin kur ka ndodhur përplasja e bandës shqiptare në lokal, 39-vjeçari shqiptar që mbeti viktimë ka qenë ulur në lokal, por nuk ishte vetëm siç u raportua më parë. sipas raportimeve, ai ishte i shoqëruar edhe nga një grua.
Megjithatë, ajo nuk është parë pas ngjarjes, dhe kjo ka bërë autoritetet që të dyshojnë se fshihet diçka pas saj.Fillimisht u raportua se shqiptari ishte në lokal duke parë ndeshjen dhe më pas një grup prej 7 shqiptarësh kanë hyrë brenda duke debatuar me tone të forta, dhe më pas janë zhvendosur jashtë ku sherri ka agravuar me përdorimin e armëve. Për pasojë plumbi qëlloi 39-vjeçarin shqiptar që ndodhej brenda në lokal, i cili nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marrë dhe humbi jetën.
Efektivët vijojnë kërkimet për gjetjen e gruas, ndërsa kanë nisur procesin e krahasimit të gjurmëve të gishtave dhe të materialeve që janë marrë nga tavolina, ku dyshohet se mund të ishin ulur autorët e sherrit dhe pikat e tjera u mund të kenë pasur kontakt.
Oficerët e departamentit të vrasjeve kanë thënë se dy makina të marra me qira nga një kompani në qendër të Athinës, po përdoreshin nga një shqiptar, bashkëpronar i një klubi në rrugën Liosion i cili njihet edhe një të kaluar kriminale.
Tashmë të shtatë shqiptarët janë shpallur në kërkim, ndërkohë që janë identifikuar vetëm dy prej tyre, Erlis Salaj, kapoja i grupit dhe Julian Qose, një prej anëtarëve.