Rritja e çmimit të patentës, në Korçë qytetarët në radhë për t’u regjistruar me çmimin e vjetër

Rritja e çmimit të patentës në 850 mijë lekë ka bërë që të krijohen radhë të mëdha në Korçë. Ditët e fundit që nga momenti që është deklaruar se patenta do të rritet, shumë qytetarë kanë nxituar për të nisur regjistrimin para vendosjes së tarifës së re.

Siç shihet dhe nga fotoja e mësipërme, në Korçë sportelet për të mjeku i famijes por dhe vizitat te ORL dhe okulisti janë të tejmbushura.

Lajmi për dyfishimin e çmimit të patentave ka marrë shumë vëmendje në publik që nga dalja e tij. Nga 10 marsi, për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë Lekë. Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike. Nga marsi, një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *