VIDEO SHOKUESE/ Ja çfarë ndodh nëse hyni në zonën ‘aliene’ “Area 51” në SHBA

Nëse mbani mend rreth dy vjet më parë çështja kishte mbledhur interes publik dhe rreth 2 milionë amerikanë nënshkruan një peticion për të hyrë në forcë dhe zbuluar ato që ushtria fsheh aty.

Por qoftë për mirë apo për keq, kjo nuk u realizua pasi ata që afroheshin aty mund ta kishin pësuar keq. Dhe në fakt në atë grumbullim u mblodhën vetëm rreth 150 vetë, çka e kompromentoi pak moton “Askush nuk na ndal dot!” që kishte lëvizja, shkruan me ironi rrjeti britanik sUnilad.

I vetmi person që mblodhi kurajon për të kaluar mes portës ishte një grua 60-vjecare amerikane që tashmë përballet me një gjobë $1000 për kalim të jashtëligjshëm prone.

Një tentativë e ngjashme shihet në video e një babe e biri me motoçikleta që kur i afrohen zonës Area 51 gjenden përpara ushtarëve të armatosur.

Motoçiklistët urdhërohen të ngrejnë duar lart teksa ushtarët nxjerrin armët e tyre dhe kontrollojnë të ardhurit.

Dyshja nuk pëson gjë përveç kërcënimeve e fjalorit vulgar të ushtarëve të cilët i urdhëruan të marrin motoçikletat e të “zhduken prej këndej”.

Baza Area 51 dyshohet prej kohësh si një vend i mbajtjes së alienëve dhe UFO-ve që kanë ardhur në tokë gjatë viteve.

Deri para pak vitesh qeveria amerikane nuk pranonte ekzistencën e bazës ‘Area 51’ dhe nuk do ta bënte kurrë po të mos kishin dalë informacionet në rrjet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *