Një video është duke qarkulluar së fundmi në media ku shihet sesi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u shpërndan para në duar fëmijëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm dhe shkatërrues i 6 shkurtit.
Siç shihet edhe nga pamjet më poshtë, lideri turk u shpërndan kartmonedha fëmijëve që humbën gjithçka pas tërmetit në Turqinë juglinore, duke dëmtuar më tej imazhin e tij, popullariteti i të cilit është shembur tre javë pas tërmetit vdekjeprurës.
Ky moment është kapur disa orë pasi lideri turk qytetarëve pranoi se qeveria nuk kishte reaguar menjëherë dhe në mënyrë adekuate ditët e para të tërmeteve të mëdha. Qytetarët e kanë përshëndetur me brohoritje dhe duartrokitje por tashmë imazhet e Erdoganit që “u jep lëmoshësi” fëmijëve të vegjël ka shkaktuar revoltë te publiku.
Erdoğan hands out money to children in quake-hit Adıyaman
— Duvar English (@DuvarEnglish) February 27, 2023